AKTUALITET

Sondazhi/ Gjysma e gjermanëve besojnë se pas rritjes së përfitimit nga ndihma sociale nuk ka kuptim të punohet

17:34 - 05.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se gjysma e gjermanëve mendojnë se nuk ia vlen më të punosh pas rritjeve të reja të përfitimeve sociale, sipas një sondazhi të Institutit INSA e publikuar në gazetën BILD.




Sipas sondazhit, 52% e të anketuarve thonë se nuk ka asnjë nxitje për të punuar për një pagë minimale me kohë të plotë, pasi ata në fund nuk fitojnë shumë më tepër se një person i papunë që jeton me përfitime.

Gjermanët gjithashtu duken të ndarë nëse rritjet e vendosura nga qeveria janë të drejta apo jo. 45% i miratojnë, ndërsa 44% i konsiderojnë të pajustifikuara.

Në Buxhetin e vitit 2024, përfitimi bazë i papunësisë është në rritjen nga 502 në 563 euro për një të papunë beqar pa fëmijë. Rritje u jepen edhe prindërve me të ardhura të ulëta, të cilët nga viti 2025 do të marrin 636 euro për fëmijën e parë dhe 530 për çdo fëmijë pasardhës nga 250 euro për çdo fëmijë, siç është aktualisht. Me pagën minimale prej 1450 € (neto), puna me pagë minimale me kohë të plotë nuk konsiderohet më mjaft tërheqëse nga shumë njerëz.

“Prioriteti ynë është të ruajmë stimujt për të punuar. Punësimi do të jetë kusht për disa nga përfitimet, pikërisht sepse papunësia e prindërve është një faktor i rëndësishëm që i çon fëmijët nën kufirin e varfërisë”, tha ministri i Financave, Christian Lindner, duke mbrojtur vendimet e qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.