BLUETOOTH

Bota e artit në zi/ Vuante nga sëmundja e rëndë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

09:57 - 07.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e showbiz, ku këngëtari legjendar i grupit skocez, “Runrig”, Bruce Guthro, ka vdekur në moshën 62 vjeçare.




Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit, e dha ish-anëtari i grupit Pete Ëishart. Ishte vetë kantautori që zbuloi dy muaj më parë se po luftonte me një sëmundje.

Ai u bashkua me “Runrig” në 1998 dhe udhëhoqi për njëzet vjet derisa grupi u tërhoq në 2018.

Grupi është më i famshëm për këndimin e himnit skocez, “Loch Lomond”.

Këngët e “Runrig”, shumë prej tyre të kënduara në gjuhën galike, shtrihen në më shumë se katër dekada dhe grupi ka ndjekës të shumtë dhe besnikë në të gjithë Skocinë dhe pjesën tjetër të Evropës.

Grupi shijoi suksesin e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990 dhe në 2018 shitën performancën e tyre të fundit, koncertin dy-ditor “The Last Dance – Fareëell Concert” në Stirling.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.