Kronikë

Po shkonin në punë, aksidentohen 4 minatorë në Qafë-Buall, ja si është gjendja e tyre

10:48 - 07.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër minatorë janë aksidentuar në rruga në aksin Qaf Buallë-Krastë mëngjesin e sotëm, pasi mjeti ku udhëtonin doli nga rruga.




Raportohet se të aksidentuarit po shkonin në punën në zonën e Martaneshit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Një prej minatorëve mësohet se është në gjendje të rëndë, raporton News24.

I plagosuri po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.