AKTUALITET

“Rama mori të gjitha masat”, akademiku Fuga: Krasiti degët e qeverisë që mund të preken nga SPAK

17:46 - 07.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademiku Artan Fuga,në një intervistë në rubrikën “Opinion”, u ndal tek ndryshimet në qeverinë Rama.




Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se nga ana e tij kryeministri Edi Rama mori të gjitha masat që qeveria të mos preket nga hetime konkrete të SPAK.

“Zoti kryeministër kërkonte disa objektiva. Në momentin që paralajmëron dy muaj para që do bëjë ndryshime jep adrenalinë te ministrat, druajtje, frikë ankthe dhe pra i nxjerr nga gjumi apo nga rutina e përditshme. Pra ju tregon se asnjë nga ju nuk është këtu që të mendojë se postin e ka deri sa të jetë mandati im. Pra ai jep njëlloj shprese për karrierë apo për poste të tjera. Dhe tjetra ai arriti dhe dëshiron që të ekuilibrojë pak stanjacionin e postit të kryeministrit që ka vetë ai. Këtë lloj rutine që edhe njerëzit e dinë përpiqet ta ekuilibrojë me ndryshime të tjera që i paraqet si dramatike, por që nuk janë.

Pikërisht që të ekuilibrojë stanjacionin në postin e kryeministrit. Sigurisht ai mori të gjitha masat që të gjitha degët e qeverisë që sipas informacioneve të tij mund të preken nga hetime të SPAK ai t’i krasisë. Por që të hapi vend për të tjerë që çfarëdo hetimi të zgjerojë SPAK qeveria të mos preket nga hetime konkrete sepse sigurisht nuk do të donte që një kryeministër të shkojë në zyrat e SPAK dhe e gjithë media t’i turret qeverisë. Të gjitha këto ai përpiqet t’i inkuadrojë kur opozita ndodhet në krizën tjetër”, u shpreh Fuga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.