BLUETOOTH

Pas rikthimit në ekran, Ilir Shaqiri sfidon Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin: Ja kush do fitonte në përballjen mes nesh

15:10 - 09.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, është rikthyer në “Top Channel”. Pas një konflikti që zgjati më shumë sesa një vit, balerini do të jetë kryetari i jurisë në edicionin e dytë të spektaklit “Dancing with The Stars”.




 

Këtë e ka zbuluar vetë ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” u shpreh se është “kënaqësi që të rikthehesh në ekranin e ‘Top Channel’ me një produksion të tillë, ku gjërat janë të kopsitura mirë”.

 

 

luiz ejlli3

Ndërkohë, kujtojmë se një vit më parë kryetar i jurisë ishte balerini i njohur, Kledi Kadiu. Por, tashmë që marrëdhëniet mes tij dhe produksionit janë sistemuar, Kledi nuk do të rikthehet për një tjetër sezon. Teksa ishte i ftuar në programin “Wake Up”, fituesi i “Big Brother VIP1”, foli për spektaklin e famshëm të kërcimit, por gjatë bisedës nuk mungoi as pyetja për edicionin e tretë të BBVIP.

luiz ejll donald veshaj ilir shaqiri1

I pyetur se cilët nga personazhet e njohur të ekranit dëshiron të shikojë në këtë “reality show”, ai përmendi tre emrat më të përfolur në publik, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin, ku nuk la pa përmendur dhe emrin e tij.

“Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…”, tha Iliri, e teksa u pyet se kush mendon se do të ishte fituesi, balerini u përgjigj: “Atë e di sovrani”. Me shumë interes pritet rikthimi i balerinit në “Top”, duke kujtuar një ndarje jo shumë të mirë që patën vitin e shkuar.

luiz ejll donald veshaj ilir shaqiri1

Nëpër portale është përfolur për një krisje të marrëdhënieve mes Ilir Shaqirit dhe bashkëproducentes së “Big Brother VIP”, nisur nga fakti se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”. Në atë kohë, vetë balerini zgjodhi të reagonte.

“Jua them fare thjesht që kam komunikuar vetëm dy herë që pas daljes nga BBV me produksionin e projektit ‘Dancing with the stars’. E them me keqardhje këtë pikërisht, sepse kam qenë dhe jam ndjerë pjesë e familjes ‘Top Media’ për një nga eksperiencat më të forta dhe të bukura të jetës siç ishte BBV, gjithashtu dhe imazh i familjes aktuale Digitalb”.

ilir shaqiri1

Në postimin në “Instagram”, Shaqiri shton ndër të tjera: “Nisur nga akuzat e pabazuara të disa portaleve lajmetare ‘informative’, të cilat etiketojnë tituj artikujsh pa kuptuar rëndësinë e fjalëve që shkruajnë, duke dëmtuar figurën dhe punën time, vendosa se ka ardhur momenti të sqaroj dicka për respekt të gjithë atyre që kanë vlerësuar në personin tim njeriun dhe artistin në pikat e mia më të forta si korrektësia dhe disiplina, virtyte të cilat vijnë si rrjedhojë e edukimit tim profesional në një kohë kur në Shqipëri nuk ishin opsion, ndërsa sot këto virtyte kanë marrë një vlerë minimale të paimagjinueshme për njerëzit dhe vendin ku jetojmë.

arbana osmani ilir shaqiri donald veshaj (2)

Komunikime të cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri më 23 maj kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit DWTS mori pergjigjen ‘je i lirë’, duke mos lënë shteg shprese për asnjë eventuale pritje të mëtejshme. Dhe herën e dytë më 29 korrik e tutje me iniciativë të produksionit DWTS kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e DWTS si kryetar jurie mori gjithashtu nga ana ime përgjigjen ‘nuk jam më i lirë’, sepse vendimi im për të qenë pjesë e DWME pas 2 muaj pritje ishte tashmë konkretizuar. Thënë kjo, vendosa të ndjek në ‘Klan TV’ projektet e mia për sezonin televiziv të ardhshëm”.

arbana osmani ilir shaqiri donald veshaj (1)

Por, duket se gjithçka tani ka përfunduar dhe Iliri është ftuar për t’u rikthyer sërish në krye të jurisë që vitin e shkuar shkaktoi krisjen e marrëdhënieve. Madje, jo vetëm kaq, por tashmë Iliri po kërkon dhe një përballje mes tij, Donaldit dhe Luizit, duke premtuar një atmosferë të zjarrtë, që me gjasa edhe mund të realizohet në ndonjërën nga spektaklet, kur “Big Brother 3” të nisë.

ilirshaqiriok


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.