AKTUALITET

Pas dështimit të diskutimeve në Bruksel, Lajçak dhe Vuçiç do të takohen në New York

16:39 - 19.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi do ta takojë në New York presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.




Mediat serbe shkruajnë se, Vuçiç do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol.

Vuçiç e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Takimi Lajçak-Vuçiç do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian doli sot me një deklaratë zyrtare ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia angazhim për gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.