LAJMI I FUNDIT

Zyrtare/ Kontrata deri në vitin 2027, Partizani rinovon me lojtarin e Kombëtares

19:28 - 19.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Paulo Buxhelaj. Vlonjati 20-vjeçar dhe kampionët në fuqi të Shqipërisë do jenë të lidhur me njëri-tjetrin deri në verën e 2027-s. Palët kanë pasur kontratë deri në 2026, duke zgjatur me një vit marrëveshjen. Ka qenë Partizani që ka konfirmuar gjithçka në kanalet e komunikimit.




“Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Paulo Buxhelaj. Mbrojtësi 20 vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2027. Klubi konkretizon pozitivisht të ardhmen e mbrojtësit të kampionëve, njëkohësisht pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21”, njoftojnë ‘Demat’.

I dalë nga moshat e të kuqve, Buxhelaj u bashkua me ekipin e parë të Partizanit në verën e 2022 dhe për një vit i ka bërë të gjithë për vete me performancën e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Veç aktivizimit si titullar te Partizani, Buxhelaj ka luajtur edhe pesë ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.