Ka qenë mars i vitit 2014 kur Giorgio Napolitano, në atë kohë President i Italisë ishte në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Napolitano u dekoruar me Urdhrin e Flamurit, në një ceremoni, që në atë kohë u zhvillua në Pallatin e Brigadave.
Gjatë takimeve që Presidenti i asaj kohe, Napolitano zhvilloi me krerët e politikës shqiptare, garantoi mbështetjen e vendit te tij për integrimin e Shqipërisë, duke i bere apel për bashkim per këtë qellim forcave politike shqiptare. Ndërsa thoshte se “Italia është avokatja juaj”.
“Italia do të vijoje të jete avokat i Shqipërisë, duke qene i bindur se do te fitojnë kauzën për integrimin e vendit ne BE, njësoj si ndodhi edhe me anëtarësimin në NATO”, tha Napolitano gjatë konferencës me presidentin e asaj kohë, të ndjerin Bujar Nishani.
Giorgio Napolitano gjatë vizitës në Shqipëri u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit që në atë kohë ishte Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
Po ashtu, Presidenti i Italisë mbajti edhe një fjalim në Parlament, ku para deputetëve u shpreh: “Të gjithë janë të vetëdijshëm se vendi i Shqipërisë është në Europë”.
Giorgio Napolitano vdiq sot (22 shtator) në moshën 98 vjecare, pasi prej disa kohësh ndodhej në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.