Kronikë

“Rrezik për shëndetin e të rinjve”, vihet në pranga 21-vjeçari që reklamonte bombola me azot në rrjetet sociale

12:47 - 22.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 21-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi reklamonte në rrjetet sociale bombola me azot, të cilat konsiderohet të rrezikshme për shëndetin e përdoruesve.




Përmes publikimit të një videoje, ku shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin, i riu drejtonte thirrjen për t’i blerë ato në tabakinon e tij.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit, u sekuestruan bombolat që iu gjetën në tabakinon e tij.

Njoftimi i Policisë:

Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.