![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.
Policia bën me dije se personi në fjalë ësjtë shtatsi me iniciale N.H., banues në Lushnjë.
Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar, ndërsa blutë po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.
Kavajë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.
Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.