![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit të takimeve me diasporën është mbledhur sot me shqiptarët e Italisë në Milano.
Në nisje të fjalës së tij ai u shpreh se ndihet i prekur nga mikpritja që i është bërë, teksa pallati i sporteve në Milano është mbushur me mijëra shqiptarë.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se “shqiptarët në Itali janë pararoja e bashkimit me Evropën.
“Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Dua që ta dini më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e përshëndetje të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë. Flamuri kuq e zi dhe trengjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e dy popujve.
Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me europën. Jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikun, fuqia e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re”, u shpreh Rama.