Kronikë

Humbën rrugën në malet e Skraparit, si u gjeten gjashtë turistët pasi djali i njërit prej tyre jep alarmin nga Franca!

12:28 - 23.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 12 orësh kërkimi u gjetën 6 turistët e huaj, të humbur në malet e Skraparit. Menjëherë pas lajmërimit, dhjetra efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar, u nisën drejt malit ku kanë mundur të gjejnë në vendin e qujtur “Qafa e Gjarprit” 6 turistët e humbur.




Fatmirësisht asnjë nga turistët nuk është lënduar, ndërsa janë kthyer me Policinë në vendin ku ata kishin parkuar motorrat dhe janë larguar më pas nga qyteti i Skraparit.

Sipas uniformave blu, turistët kishin lënë në një zonë të hapur malore motorrat më të cilët kishin mbërritur në Skrapar dhe pasi kishin ecur për në këmbë për disa orë kishin humbur orientimin në pyjet e thellë të Postenit.

Ndërkohë, djali i njërit prej turistëve kishte ngritur alarmin nga Franca, duke telefonuar e njoftuar edhe ambasadën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.