Kronikë

Plagosi efektivin në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit, Klered Bozhanaj: Jam inluminati, jam komandanti! Flet babai: Urrente policinë

09:26 - 23.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Klered Bozhanaj ende nuk ka mundur të japë një dëshmi konkrete në lidhje me shkakun se përse qëlloi mbi efektivin e policisë.

Ai ka vijuar të flasë mbi iluminatin dhe të qenurit komandant, ndërkohë që Policia ka mundur të marrë dëshminë e bashkëshortes së tij, Malvinës, dhe të hedh dritë edhe mbi momentin e pikasjes së tij që lëvizte me armë në zonën ku banonte.

Në fakt, ajo që bie në sy, gjithnjë sipas materialit policor, material që është referuar edhe në prokurori, bazuar në dëshminë e katër efektivëve të policisë të cilët kanë qenë duke patrulluar në zonë, bëhet me dije se autori i plagosjes së policit ka dalë pasdite bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash kishte në banesë një armë zjarri dhe se përse e kishte marrë me vete në momentin që ka dalë nga shtëpia. Sipas të dhënave, në fakt Malvina nuk di ta shpjegojë dhe aq më pak nuk dihet nëse kishte dijeni mbi armëmbajtjen, por ajo ka shpjeguar vetëm atë moment kur Kleredi ka parë punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap.

Gruaja ka qëndruar në lulishte, pasi Kleredi ishte kthyer nga një sallon ku kishte çuar te berberi paratë që i kishte borxh. Pjesën e tepruar të parave që ia ka kthyer berberi ai ia ka dhënë të birit. Në atë moment ka pikasur policinë dhe duke e ditur se kishte armën me vete ka tentuar të ikë me shpejtësi mes pallateve.

Dy efektivët që gjendeshin me një motor policie e kanë ndjekur duke i kërkuar të ndalojë, por në momentin që ka tentuar të hyjë në një pallat, i vetëdijshëm se nuk kishte mundësi të largohej, ai është kthyer dhe ka qëlluar në drejtim të dy efektivëve. Policia në referimin e saj nuk bën të ditur nëse policët ishin në këmbë apo në mjetin motorik, ashtu siç edhe nuk shpjegohet se si ka mundur të largohet autori, pasi policët, pra i plagosuri dhe personi që e shoqëronte tregojnë se ka qëlluar nga hyrja e një pallati.

Po ashtu, në materialin policor bëhet me dije se bashkë me dy efektivët, pak çaste para përballjes me personin e armatosur ishin edhe dy efektivë të tjerë, të cilët kanë shkuar më pas në vendin e ngjarjes po nuk ka qenë më aty autori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.