Kronikë

Plagosi me plumb efektivin e “Shqiponjave”, gjykata jep masën e sigurisë për 42-vjeçarin

10:59 - 23.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Klered Bozhanaj, i cili plagosi me thikë në bark efektivin, Edlir Alleshi mbrëmjen e së mërkurës (20 shtator) në Tiranë teksa po ndiqej nga policia.




Raportohet sipas news24 se gjatë seancës gjyqësore ai ka deklaruar se është amerikan dhe jo shqiptar.

Edlir Alleshi dhe kolegu i tij janë vendosur në ndjekje të 42-vjeçarit pas informacioneve se ai kishte armë.

Klered Bozhanaj nuk iu është bindur thirrjeve të policëve për të ndaluar dhe është larguar me vrap.

Gjatë ndjekjes policore, ai ka qëlluar në drejtim të tyre duke plagosur në bark efektivin Edlir Alleshi, i cili u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirugjikale.

Në pamjet e publikuara efektivi pasi është plagosur tërhiqet i tronditur dhe duke çaluar futet në lokal, ndërsa edhe një tjetër polic, futet me shpejtësi në ambientet e barit.

Ora në kamerën e sigurisë shënon 17.36, kur në trotuarin përpara lokalit shihen dy punonjës policie me motor që kanë ndaluar afër Klered Bozhanajt, i cili nis të lëvizë te hyrja e pallatit, ngjitur me lokalin aty pranë. Në atë drejtim kanë shkuar edhe policët.

Klered Bozhanaj u arratis dhe u arrestua rreth 24 orë pas ngjarjes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.