AKTUALITET

Mijëra qytetarë i japin lamtumirën policit të vrarë në Kosovë, Kurti: Afër Afrimi, larg krimi

18:04 - 25.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mijëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në ceremoninë e lamtumirës së policit të vrarë në Banjskë, u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij të skalitet në mbamendjen kolektive.




”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim.”

“Afër Afrimi, larg krimi. Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis”

“E heroizmin e Afrimit e vazhduan sërish me profesionalizëm dhe vetëmohim, kolegët e tij, policët e Kosovës që i përballën grupet e armatosura kriminale dhe terroriste të Serbisë në veri të Kosovës. Përballë këtyre strukturave armiqësore, do të ngadhënjejë Kosova me përpjekjen e saj legjitime për rend dhe ligj dhe sovranitet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.