Kosova

Tensionet në Veri të Kosovës, shkon në 4 numri i agresorëve të vrarë

13:33 - 25.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat në Kosovë raportojnë se numri i agresorëve të vrarë nga përplasja në veri ka shkuar në 4.




Në Banjskë është gjetur i vdekur edhe një person tjetër, që i përket agresorëve të një ditë më parë, të cilët vranë efektivin e policisë Afrim Bunjaku

Prokurori Naim Abazi ka thënë për gazetën Koha se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i vdekur i një sulmuesi.

Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një makinë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.

Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër.

Nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.