AKTUALITET

Eurostat: 1 në 8 europianë të papunë, shteti me më shumë vende vakante

18:01 - 26.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkalla e papunësisë në Europë vijon të jetë e lartë. E megjithatë përqindja e pozicioneve vakante të hapura në treg tregon se shumë kompani janë në kërkim të forcave punëtore.




Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, 1 në 8 persona janë të papunë. 27.5 milionë shtetas europianë dëshmuan në një sondazh se ishin të papunë, të nënpunësuar ose nuk ishin të disponueshëm për të punuar.

Mungesa e forcës punëtore të kualifikuar për ofertat e punës në treg është sipas Komisionit Europian faktori kryesor i shkallës së papunësisë në rajon.

Pavarësisht një rritjeje të lehtë me 0.1% e normës së punësimit, një raport i unionit tregon se tregu i punës në rajon vijon të pasqyrojë mungesë dhe boshllëqe në aftësi.

Ndër shtetet e Bashkimit Europian, Holanda pasqyroi normën më të lartë të pozicioneve vakante, me një përqindje prej 4,7%.

Ndër pozicionet më të kërkuara online nga kompanitë janë zhvilluesit e softuereve, asistentë shitjesh, profesionistë në marketing por edhe në prodhim dhe inxhinieri.

Sipas statistikave, më shumë se 75% të kompanive europiane hasin vështirësi në gjetjen e profesionistëve të kualifikuar.

Kështu, shtete si Gjermania kanë aprovuar ligje pro emigrimit, në mënyrë që të tërheqin forca punëtore nga vende jashtë BE-së për të luftuar papunësinë në vend.

Danimarka gjithashtu aprovoi viza trevjeçare për studentët e huaj të cilët dëshirojnë të punojnë në vend pas përfundimit të studimeve.

Sipas raportit, parashikohet një rënie në grupmoshën e cilësuar për të punuar, nga 265 milionë që ishte në 2022 në 258 milionë deri në 2030. Krijimi I profesioneve të reja në treg, me aftësi dhe kualifikime inovative dhe dalja e një gjenerate nga tregu i punës në pension, ka krijuar gjithashtu një ngadalësim në normën e punësimit e cila reflektohet në statistika si dhe në mbarëvajtjen ekonomike në rajon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.