BLUETOOTH

“Të dua përgjithmonë”/ Noizy feston sot ditëlindjen, Loredana bën urimin e veçantë për mikun e saj të ngushtë

11:34 - 27.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy reperët e njohur Loredana dhe Noizy kanë e treguar publikisht shoqërinëe ngushtë që ata gëzojnë me njëri-tjetrin. Madje ata realizuan dhe bashkëpunimin e tyre të parë “Heart Attack” i cili pati një sukses të madh duke u kthyer në hit.




  Ditën e sotme, Noizy feston ditën e tij të lindjes dhe nuk kishte si të mungonte urimi i veçantë nga mikesha e tij. Loredana ka publikuar në InstaStory ku shfaqet me artistin, teksa i bëri urimin me fjalët e ndjera:

“Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë”

Kujtojmë në një intervistë Loredana thyu heshtjen në lidhje me marrëdhënien e saj me Noizyn e cila në fillime u përfol se mund të ishte në nisje të një romance. Ajo tha se janë njohur nga aktori Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë teksa nuk e përjashtoi mundësinë për një tjetër këngë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.