AKTUALITET

Gërvalla: Dronët e konfiskuar të teroristëve dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin në Veri të Kosovës

22:42 - 01.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet e publikuara nga  ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në të cilat tregohej se serbët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.




Sigurimi i pamjave është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.

“Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.