AKTUALITET

Kurti publikon videot: Shikoni momentet kur terroristët stërviten në bazën e ushtrisë serbe, 4 ditë para sulmit në veri të Kosovës

21:27 - 01.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të terroristëve duke u trajnuar katër ditë para se të kryenin sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.




Kurti ka theksuar se stërvitjet e terroristëve janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, çka nënkupton se sumet kishin mbështetjen e plotë të shtetit serb.

“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkroi Kurti në platformën X krahas pamjeve të publikuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.