AKTUALITET

Kurti: Terroristët u trajnuan në një bazat kryesore të ushtrisë serbe

19:53 - 01.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të terroristëve duke u trajnuar katër ditë para se të kryenin sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri. Kurti ka theksuar se stërvitjet e terroristëve janë bërë në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, ku nënkuptohet se sulmet kanë pasur mbështetjen e plotë të shtetit serb.




“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka deklaruar Kurti në rrjetin social X- ish-Twitter).

Pamjet u publikuan sot edhe në një konferencë në të cilën dhanë detaje rreth sulmit Drejtori i Policisë dhe ministri i MPB-së.  Ai ka thënë të dielën se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla, derisa ka shtuar se e vlerëson mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.