BLUETOOTH

“Dora e majtë i është mpirë për rreth tetë sekonda”/ Kevin Spacey shtrohet në spital, shtohet frika e atakut në zemër

18:56 - 04.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey u dërgua me urgjencë në spital, pas një sëmundjeje të rëndë.




Aktori fitues i Oskarit iu nënshtrua një ndërhyrje gjatë Festivalit të 15-të Ndërkombëtar të Filmit në Tashkent në Uzbekistan.

Sipas një raporti të The Sun, aktori ndjeu një dhimbje të fortë, ndërsa “dora e majtë u mpi për rreth tetë sekonda”.

Ylli u dërgua në klinikën Innova të qytetit për t’iu nënshtruar një sërë testesh pasi kishte frikë se ai mund të kishte pësuar një atak në zemër.

Një burim i afërt me aktorin tha për The Sun: “Spacey është dërguar në një qendër mjekësore për arsye shëndetësore. Stafi dhe mjekët zbuluan se ai nuk kishte asnjë problem me zemrën”.

Menjëherë pas kësaj, ai u rishfaq në skenë dhe siguroi turmën se shëndeti i tij ishte në nivel normal.

“Ai moment më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është jeta për të gjithë ne”, tha ai gjatë ceremonisë dhe shtoi: “Përjetova diçka të papritur. Menjëherë u thashë njerëzve që ishin me mua dhe shkuam menjëherë në qendrën mjekësore. Aty e kalova pasditen duke bërë teste të ndryshme. Stafi u kujdes për mua dhe bëri një MRI. Gjithçka doli të ishte krejtësisht normale dhe jam mirënjohës që nuk është asgjë më serioze”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.