BLUETOOTH

I kërkoi që ta mbështesë me një pankartë me mbishkrimin “Luizi poshtë”, Olta Gixhari bie “pre” e kurthit dhe i jep përgjigjen epike fanses!

11:32 - 05.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët kryesorë të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili do të publikohet së shpejti.




Aktorja ka rënë së fundmi pre e “telefonatës kurth”, teksa gazetarja e “Ndryshe” e ka telefonuar duke u shfaqur si fansa e saj më e ‘zjarrtë’.

Ndërsa i ka treguar asaj që do të marrin pjesë në premierën e filmit të tyre, fansja i ka treguar që do të bëjnë një çarçaf me mbishkrimin ‘poshtë Luizi’.

“Kemi menduar që të bëjmë një çarçaf vetëm për ty. Po mendonim që të shkruanim tek çarçafi poshtë Luizi, se ai na çmendi.”- tha gazetarja.

Olta e shqetësuar i ka kërkuar “fanses” që mos ta bëjë këtë gjë teksa u shpreh se nuk dëshiron urrejtje.

“Jo jo jo, nuk dua kështu gjërash. Në asnjë mënyrë ju lutem. Nëse nuk doni që të më bëni të mërzitem mos e bëni këtë gjë ju lutem. Ne jemi të gjithë aktorët e filmit aty. Filmi e kemi bërë me dashuri të gjithë dhe jemi të gjithë aty. Nuk dua urrejtje fare.”- u shpreh Olta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.