BLUETOOTH

Lorenc Hasrama fejohet në fshehtësi me bjonden misterioze! Nga flirti me Keisin, te xhelozia për lidhjen e saj me Kristin në BBV, si e rifitoi këngëtari partneren

09:13 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama disa javë më parë zbuloi se është në një lidhje dashurie me një vajzë, identitetin e së cilës akoma nuke ka bërë publike. Mirëpo mes duket lidhja e tyre është serioze dhe këtë gjë e ka treguar vet ish-banori i “BBV” ditën e sotme gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”.




Lorenci tha se vajza në fjalë ka edhe një unazë në gisht, duke treguar kështu që çifti janë fejuar me njëri-tjetrin.

“E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli ‘Hëna’ ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj”, tha këngëtari.

lorenc hasrama1

Këngëtari ishte një ndër banorët e “Big Brother Vip”, i cili bëri një bujë të madhe për romancën me Keisi Medinin.

Teksa ishte në një lidhje dashurie jashtë shtëpisë, ai nisi të afrohej dhe të flirtonte me vajzën e Sabianit me të cilën kishte pasur një romancë, si edhe të xhelozonte për lidhjen e saj me Krist Aliajn.

lorenc-hasrama-keisi-medini2

Por të dy vendosën të shkëputeshin nga njëri-tjetrin dhe Lorenc Hasrama i kërkoi falje partneres.

“Mirë jemi. Unë jam shumë njeri privat te kjo pjesë. Por, po ju them që unë jam shenja e Ujorit dhe ajo është një Luan”, tha ai pas daljes nga BBV.

Gjithçka nga jeta e tij private është preferuar që të mbahet një sekret, madje edhe ceremoninë e fejesës, duke vendosur ta jetojnë këtë dashuri, larg syve të publikut.

Flirt dhe xhelozi

Teksa loja e këngëtarit nuk kishte strategji apo debate të forta, shumë i diskutuar ka qenë raporti me Keisin. Lorenci zbuloi lidhjen e shkurtër që kishte pasur me vajzën e Sabianit, duke çuditur të gjithë banorët e tjerë, por edhe duke konfirmuar atë që prej javësh përflitej jashtë shtëpisë.

lorenc hasrama keisi medini

Kur gjithçka dukej e mbyllur, dyshja nisi sërish të fliste për ndjenja. Keisi i ka thënë Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të “Big Brother VIP”. Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të.

lorenc hasrama keisi medini2

Më pas, Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim. Por, teksa ajo dukej si një histori që do të rindizej, u zbulua edhe partnerja e këngëtarit jashtë. Gjatë një shëtitje në oborrin e shtëpisë Keisi dhe Lorenci po diskutonin mbi vëmendjen që historia e tyre kishte marrë.

lorenc hasrama keisi medini1

Lorenci është shprehur se nëse do ta dinte se historia e tyre do të kishte kaq vëmendje atëherë nuk do ta tregonte fare. Biseda e tyre ka vazhduar më pas duke folur me nënkuptime dhe duke lënë të kuptohet se ende mund të ketë gjëra që publiku nuk ka dijeni.

lorenc hasrama

Kjo pasi Keisi i tha Lorencit: “Çfarë do t’i thuash asaj që ke jashtë”, duke konfirmuar kështu se edhe ajo vetë e dinte këtë histori. Nga ana tjetër, Lorenci ka zgjedhur mos të përgjigjet.

Teksa bëri publike lidhjen që të dy kishin pasur, situata mes tyre u tensionua jo pak, megjithatë të dy e gjetën gjuhën e bashkëpunimit.

“Nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi pasur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thoshin që po të jap informacione”, u shpreh këngëtari.

keisi medini6

Nga ana tjetër, Keisi u shpreh se në disa raste e kishte paralajmëruar të kishte kujdes në ato çfarë bënte.

“Nuk ka pasur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje ‘po Lori po’, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse”.

Keisi-2

Megjithatë, dyshja kanë diskutuar prapë për deklaratën që kanë dhënë në prime. Keisi i tha Lorencit se nëse ata të dy do qëndrojnë për disa kohë në shtëpi, atëherë ai ka mundësi të rregullojë gabimin e tij.

keisi medini

Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd. Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz. E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë.

keisi kristi

Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz. Por kjo histori duket shumë e largët nga realiteti i tanishëm, duke qenë se historia me Keisin është mbyllur njëherë e mirë që para se të bëhej pjesë e lojës.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother”, këngëtari arriti ta rikuperojë lidhjen që kishte lënë jashtë, duke mbyllur kështu gjithçka me Keisin.

krist aliaj keisi

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.