BLUETOOTH

Pa batuta dhe shumë të largët me njëri-tjetrin/ Çfarë u vu re gjatë spektaklit, Luizi injoron Oltën. Dyshja nuk janë ‘follow’ në rrjetet sociale!

08:43 - 07.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spektakli i  kërcimit ‘Dancing With The Stars’ ka nisur mbrëmjen e djeshme me performanca nga çiftet pjesëmarrëse.




Një nga interpretimet në skenë ishte edhe ai i Luiz Ejllit por jo si konkurrent, këngëtari ka kënduar për herë të këngën që u tha se do të jetë kolon zanore e filmit ku ai merr pjesë.

Ajo që vumë re natën e djeshme ishte “raporti i ftohur” mes Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film Luizi  nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.

Ata nuk shkëmbyen asnjë shikim apo batutë tipike të dyshesh Olta Luiz duke lënë të kuptohet se diçka nuk shkon.

Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës  duket se ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku  përflitet se ka pasur përplasje të forta dhe mosmarrëveshje mes dyshes.

Olta dhe Luizi  nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”.

Si përfundim Luizi tha edhe se personi i vetëm që mbështet në këtë garë është Elvis Pupa

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.