BLUETOOTH

“Ishte i fiksuar pas bixhozit”- Mes lotëve, Vivien flet per ndarjen nga reperi Getinjo! Zbulon a ishte tradhtia arsyeja e fundit të lidhjes së tyre

07:43 - 09.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e BBVK, Vivien Thano ka folur për herë të parë për arsyen e ndarjes nga reperi i njohur Getinjo, marrëdhënia e të cilëve nisi gjatë eksperiencës së tyre në BBVK.




E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, në Top Channel, Vinien mes lotësh është shprehur se ndarja e tyre nuk ka ardhur për shkak të ndonjë sherri apo tradhtie, por për shkak të lojërave të fatit.

Ajo tregon se reperin luante bixhoz, një ves që sipas saj, shkatërron çdo familje dhe lidhje.

“Nuk jemi bashkë! Geti për momentin është jashtë dhe u bë gati tre javë që është jashtë, kemi folur. Nuk e mohoj që nuk jemi folur.  Këto raporte nuk kthehen kurrë në shoqëri, edhe nëse kthehen nuk ka pasur ndonjëherë ndjenjë. Ky raport është i tillë, që unë jam ndarë më Getin jo për shkak të ndonjë sherri apo tradhtie. Një arsye ishte një fiksim i atij e një gjë të jetës që unë e dënoj shumë, që janë lojërat e fatit. Që shkatërron çdo familje, çdo lidhje. Më vjen shumë keq (përlotet)”, u shpreh Vivien.

vivien-2

Me tej, ish-banorja e BBVK, është shprehur se “është shumë keq që një marrëdhënie të përfundoj për gjëra që nuk kanë lidhje me ndjenjat”.

Ajo ka treguar më tej se marrëdhënia e tyre ishte në një fazë ku po planifikonin të krijonin edhe familje.

“Ne po mendonim për familje, gjërat ishin bërë shumë të thella”, tha ajo.

getinjo_360041863_955032225785468_708446787112239555_n

“U preka së është shumë keq që një marrëdhënie të përfundoj për gjëra që nuk kanë lidhje me ndjenjat. Kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë si bixhozi, që prek gjithë familjen, të ardhmen. Unë jam munduar shumë edhe familja e tij t’ja heqim, edhe ai është shumë i vetëdijshëm për këtë.

Ai është në kulmin e jetës, dhe kjo nuk i përket atij. Jam e sigurtë, që njeriu nëse nuk do të ndryshoj diçka nuk e bën nëse nuk do vetë. Nuk ka nevojë që njeriu të kapi fundin që ta kuptoj që sa gabim është, prandaj i ika kësaj lidhje.

Ne po mendonim për familje, gjërat ishin bërë shumë të thella. Mu desh disa muaj që ta ndihmoja të dilte nga kjo gjëja, deri sa në një moment një mëngjes kam parë disa lajme për këtë lloj teme. Nuk dua të jem pjesë e kësaj gjëje”, është shprehur Vivien.

vivi getivivien


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.