BLUETOOTH

Mes emocionesh Skerdi hap “zemrën” dhe rrëfen për herë të parë problemet me shëndetin mendor: Kam menduar të bëj…

11:47 - 09.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Skerdi Ago është një ndër artistët më të suksesshëm të estradës muzikore, i cili po korr suksese të një pas njëshme duke bërë për vete një publik të gjerë.




Prej kohësh ai është distancuar paksa nga fusha muzikore.

Së fundmi gjatë një interviste për “Prive”, ndër të tjera Skerdi ka zbuluar arsyen e vërtetë që ai nuk ka qenë aktiv me projektet e reja muzikore.

Skerdi tregoi se prej vitesh ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi saqë ka menduar të bëj edhe vetëvrasje.

Kam kaluar fazën e panikut, ankthit dhe depresionit. Kam vuajtur shumë me vite. Personi që ka qenë më shumë afër ka qenë bashkëshortja ime, Vesa dhe shokët e mij. Nuk e kam pritur një person të durojë kaq shumë gjëra sepse kanë qenë shumë rrugë të vështira. Nuk ndjehem mirë edhe ta rikujtoj atë lloj kohe sepse ka qenë shumë rëndë. Kam qenë në atë lloj faze, pothuajse të bëj atë që s’është dashur të bëj.”- tha reperi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.