AKTUALITET

Vodhi mbi 8 mijë euro dhe flori në një banesë, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë!

13:27 - 12.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës, pasi dy ditë më parë ka vjedhur rreth 8000 euro dhe sende me vlerë, në një banesë në Unazën e Re, në Tiranë.




E. N është autori që qëndron pas vjedhjes së kryer dy ditë më parë në një banesë në Unazën e Re.

Mësohet se i riu, ka hyrë për të vjedhur në banesën e një 26-vjeçari, nga ku ka marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat u sekuestruan nga policia gjatë kontrollit në banesën e tij.

“I riu dyshohet se më datë 10.10.2023, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.