BLUETOOTH

“Faleminderit që më do edhe kur ti bëj nervat kaçurrel”-Aulona Musta i dedikon disa fjalë zemre bashkëshortit të saj: Je gjithmonë krah meje!

22:05 - 13.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Aulona Musta është një nga personat e njohur për natyrën e saj të lirshme dhe pa komplekse. Ajo shpreh gjithmonë mendimin e saj pa pasur frikë nga kritikat apo gjykimet e publikut që e ndjek.




Ajo shpesh në rrjetet e saj sociale ku ndiqet nga shumë njerëz mundohet të japë këshillat e saj për një jetë më të mirë në çift gjithashtu Musta shpreh me ndjekësit e saj edhe dëshirën e saj të madhe që vajzat dhe djemtë të trajtohen në mënyrë të barabartë në shoqërinë tonë.

Moderatorja Aulona Musta së  fundmi ka postuar një postim në rrjetet sociale ku i dedikon disa fjalë zemre bashkëshortit të saj.

Aulona e falënderon burrin e saj që e duron çdo ditë edhe pse ajo është një njeri disi i rrëmujshëm dhe shkak i angazhimeve të shumta j gjithmonë i gjendet pranë kur ai ka nevojë.

Ndër të tjera gazetarja shkruan: Faleminderit që më do, që më respekton si Aulona përtej Tomit, që je gjithmonë krah meje…edhe kur nuk mbyll sirtarët e dollapëve dhe dritat. Edhe kur humb çelsat e makinës apo shtëpisë. Edhe pse bëj shumë zhurmë sa herë që ti fle. Edhe pse nuk e dëgjoj asnjëherë telefonin kur ti ke nevojë për diçka. Edhe pse t’i prish rrobat sa herë i fus në lavatriçe…Falenderuese për çdo ditë me ty .Edhe për ato kur ja bëjmë njëri tjetrit nervin kaçurrel

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.