BLUETOOTH

Çfarë ndodhi? Konkurentja e “Dancing with the Stars” debaton ashpër me Ilir Shaqirin: S’jemi në “Big Brother”

11:54 - 14.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme ishte nata e dytë e “Dancing with the Stars”, ku konkurentët e këtij spektakli performuan në skenë së bashku me partnerët e tyre të kërcimit.




Një ndër ta ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçaku, e cila së bashku me partnerin e saj në kërcim, Eltonin debatoi ashpër me anëtarët e jurisë, por kryesisht me Ilir Shaqirin i cili është edhe kryetari i jurisë.

Ndër të tjera ajo i tha këtij të fundit që të lërë pas problemet që mund të ketë pasur me Eltonin dhe të jetë objektiv në gjukimin e tij pasi ajo është Vipi që duhet të vlerësohet dhe jo balerini.

Pjesë nga debati:

Iliri: Jam dakord që Eltoni thotë nuk më bëhet vonë për pikët e Ilirit, unë mendoj se ti nuk ke pse fokusohesh te pikët e mia pasi unë nuk t’i jap ty por ja jap Inës dhe mendoj se ti duhet të fokusohesh më shumë te dama jote, t’i japësh më shumë siguri dhe mos të të shpëtojë nga duart në koreografi

Pika e dytë që dua të them është se me këtë lloj kompleksimi që ti ke, kontrakton dhe damën tënde gjatë gjithë provave, sigurisht dhe veshja në sallë nuk të ndihmon

Ina: Ilir ke ardhur për të më gjykuar mua jo Eltionin, do ta vlerësoja shumë nëse komentet e tua do të ishin për mua. Nëse unë kam shpëtuar nga duart, mund të ma thuash mua

Iliri: Ta them unë pse ke shpëtuar sepse ti kur rrotullohesh thyhesh në mes.

Ina: Kjo nuk është normale Ilir, sepse po flet për balerinin. Eltioni është solist në teatrin e Operas dhe Baletit e kanë vlerësuar njerëz të tjerë.

Iliri: Disiplina e një balerini është që ti të mos flasësh kur flet koreografi ose anëtari i juries.

Ina: Kryetari i jurisë flet për mua unë jam “VIP-i”.

Iliri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.

Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.