BOTA

Lujti rol udhëheqës dhe hartoi planin për Pavarësinë e Kosovës, ndahet nga jeta Martti Ahtisaari

10:23 - 16.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në Helsinki.




Martti Ahtisaari, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, për rolin e tij udhëheqës në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe Naimbi, gjithashtu për ndalimin e luftës në Irlandë të Veriut.

 

16 vite më parë ish-presidenti finlandez dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Propozimi gjithëpërfshirës i hartuar për statusin e Kosovës shërbeu si bazë për shpalljen e shtetit të pavarur më 2008.

Teksa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhej e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtonin planin.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

“Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në BE per sa kohe nuk e njeh Kosovën dhe as i duhen ofruar favore”, keshtu shprehej Martti Ahtisaari, fituesi i çmimit Nobel për paqe.

Sipas tij, Serbia prej vitesh e kishte humbur të drejtën në Kosovën.

“Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, shprej Ahtisaari nga selia e institutit për paqe Crisis Management Initiative.

Ahtisaari ka qenë në krye të Finlandës nga viti 1994 deri më 2000.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.