AKTUALITET

Qeveria e Serbisë: Brnabiç mori pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

17:12 - 16.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Serbisë thotë se është ‘fake news’ lajmi se kryeministrja Ana Brnabiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Në një reagim zyrtar qeveria serbe njofton se kryeministrja ka marrë pjesë në fotosesionin e përbashkët të të gjithë liderëve të Evropës dhe të rajonit.




Por fotoja që mediat serbe kanë publikuar, shihet teksa kryeministrja e Serbisë po shijon performancën e grupeve popullore para liderëve të Evropës dhe Rajonit.

‘Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.

Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.

Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale.’- thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.