LAJMI I FUNDIT

Del pozitiv në testin e dopingut, pezullohet me dy vite sulmuesi i Serie A

15:49 - 20.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajm i keq për Alejandro Gomez vetëm tre javë pas mbërritjes së tij te Monza në Serie A. Sipas asaj që zbulon “Relevo”, lojtari argjentinas ka marrë njoftimin për një skualifikim dy vjeçar nga autoritetet spanjolle të antidopingut. Mesfushori sulmues i klubit të Monzës kishte rezultuar pozitiv në një test antidoping në nëntor 2022, pak para Kupës së Botës në Katar, gjatë një seance stërvitore me Sevillan.




Siç ka shpjeguar ish-futbollisti i Atalantas, disa ditë para testimit ai kishte pasur probleme shëndetësore që do ta shtynin të merrte shurupin e fëmijëve të tij pa konsultim paraprak mjekësor. Një pakujdesi që mund t’i kushtojë shtrenjtë argjentinasit, i cili sipas gazetës spanjolle do të ishte në dijeni të situatës prej muajsh aq shumë sa që në marrëveshjen me klubin andaluzian do të kishte vendosur ta zgjidhte para verës së vitit 2024.

Kjo situatë do ta kishte bërë të vështirë mundësinë e gjetjes së skuadrës pas ndërprerjes së marrëdhënies me Sevillan, megjithatë orët e fundit konfirmimi i një skualifikimi dy vjeçar, ka bërë që  Gomez mos të shihet sërish në fushë me fanellën e Monzas.

Lojtari i “Albiceleste” akuzohet si përgjegjësi për marrjen e ilaçit, pasi ai duhet të kishte kontrolluar drejtpërdrejt listën e substancave të ndaluara të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA). Tani duhet të presim për të zbuluar nëse Papu do të vendosë të apelojë skualifikimin e vendosur dhe ndoshta nëse do t’i jepet një ulje e mundshme. Pas rastit të Paul Pogba te Juvja, Serie A tronditet sërish me një tjetër rast dopingu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.