LAJMI I FUNDIT

Kthehen problemet te Vllaznia, sulmuesi lihet jashtë grumbullimit pas debateve të ditëve të kaluara

17:33 - 20.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra e Vllaznisë nuk po kalon një moment të mirë. Humbja ndaj Tiranës ka lënë pasoja te kuqeblutë të cilët janë shumë larg pritshmërisë me ku mendohej të ishe skuadra në këtë pikë të sezonit dhe kjo situatë po çon edhe në probleme brenda grupit kuqeblu.




Sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta në skuadër për shkak dëmtimesh e kartonësh, me ekipin nuk është grumbulluar as sulmuesi Mehdi Çoba, Ky i fundit nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Memelli për sfidën ndaj Skënderbeut, që mund të jetë përcaktuese për ecurinë e mëtejshme të Vllaznisë në këtë kampionat.

“Zyrtarisht”, lojtari është lënë jashtë për shkak të problemeve me një dëmtim. Por nga ana tjetër, mësohet se ka pasur një debat mes tij dhe stafit teknik për detyrat në fushën e lojës. Një situatë e cila mendohet se ka qenë ajo që ka çuar në pezullimin e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.