BLUETOOTH

Maluma në koncertin e tij ka bërë të ditur se do të bëhet baba – Shikoni videon

16:53 - 20.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maluma-s iu desh të ndërpriste koncertin e tij në Uashington mbrëmjen e së enjtes, më 19 tetor, për të bërë një njoftim.




Gjatë performancës së tij, në ekranin e madh pas tij u shfaq një video e tij dhe e dashurës së tij, Suzana Gomez. Pamjet e klipit përfshijnë edhe momentin kur mësojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Shikoni videon

Lajmi u zbulua më herët nga drejtueset e podcast-it të “Mamarazzis”, Laura Fa dhe Lorena Vázquez për El periódico de Barcelona.

Laura Fa tha: “Maluma do të bëhet baba në vitin 2024, partnerja e tij Susana Gomez është shtatzënë, tashmë mund të filloni të vini re barkun e saj”. Më pas ajo ka theksuar se çifti ka dashur ta mbajë të fshehtë nga shtypi.

Prezantuesit e podkastit u përpoqën të kontaktojnë Maluma, Susana dhe partnerët e tyre, por nuk morën përgjigje. Laura Fa theksoi besueshmërinë e informacionit, duke u shprehur se vjen nga një burim i afërt i këngëtares.

Nga ana tjetër, Lorena Vázquez tha se ka marrë shumë mesazhe që konfirmojnë lajmin e shtatzënisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.