BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Ajola Xoxe “sfidon” kohën, plot stil edhe në ditë me shi! Larg vëmendjes mediatike, si duket bashkëshortja e Veliajt në përditshmëri

20:46 - 21.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë të rralla rastet kur e kemi parë në dalje publike dhe një arsye e ka. Ajola Xoxe ka preferuar që të vijojë me jetën e saj dhe karrierën, tërësisht e shkëputur nga vëmendja mediatike që bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Veliaj ka.




Megjithatë, kjo shkëputje, ka bërë që edhe më i madh të jetë kurioziteti për të. Në ato pak raste kur e kemi parë në publik, në të gjitha rastet kemi çmuar stilin e saj, që gjithnjë është unik. Por, ndryshe nga aktivitetet ku i duhet të marrë pjesë dhe në të përditshmen, stili i saj nuk ndryshon aspak.

 

Paparaci ynë ka mundur t’i shkëpusë disa imazhe nga përditshmëria, ku Ajola, si çdo qytetar tjetër i Tiranës, i duhet të mbarojë disa punë, ndonëse në një ditë me shi. Paparaci ynë e ka fotografuar bashkëshorten e Erion Veliajt, në zonën e ish-Bllokut, ku edhe ka qenë e vetme.

ajola xoxe

Ajo që na tërhoqi vëmendjen në këtë foto ishte pikërisht “look”- u i saj. Edhe pse një ditë me shi, Ajola nuk kishte bërë kompromis me stilin e saj. Si gjithnjë elegante dhe plot sharm, ajo ka sfiduar edhe kohën.

E veshur me një fustan të kuq deri poshtë gjurit, Ajola nuk kishte hequr dorë as nga takat. Nga ana tjetër një pardesy ngjyrë bezhë ia plotësonte pamjen, duke e kombinuar me çantën dhe këpucët e saj.

ajola xoxe1

E përqëndruar tek telefoni, si dhe në nxitim për të shpëtuar nga shiu, Ajola duket plot sharm, duke konfirmuar edhe njëherë se mbetet ndër femrat më sharmante në vendin tonë. Në daljet e saj publike, bashkëshortja e kryebashkiakut ka zgjedhur të jetë e rezervuar për mediat, duke ndarë sa më pak detaje nga jeta në familje.

ajola xoxa erion veliaj3

Por krejt ndryshe është Veliaj, ku në intervistat që jep, ndan edhe plane për të ardhmen e afërt. Erion Veliaj dhe partnerja e tij Ajola Xoxa janë gati të bëjnë Kajan me një motër ose vëlla. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka folur për herë të parë për planet që ai dhe bashkëshortja kanë për zgjerimin e familjes.

I pyetur nëse e kanë menduar zgjerimin e familjes Veliaj tha: “Këto (zgjerimi i familjes) janë ato premtime që kërkojnë një mandat (qesh), por jemi gati dhe e them tani që kaluam këto ngarkesat (zgjedhjet). Besoj që njerëzit që janë të zënë janë gjithë jetën të zënë, thjesht duhet me ia lënë Zotit këtë punë”.

ajola xoxa erion veliaj kajan

Erioni dhe Ajola duket se e kanë menduar vërtetë për bebin nr. 2, pasi kryetari pranoi se kanë menduar edhe për emrin e tij, duke zbuluar kështu një tjetër “sekret” nga familja.

“E vetmja gjë që kam thënë është që gjyshi i Ajolës ka shkruar shumë libra, kështu kjo është një hamendje, për t’i vendosur emrin e një prej veprave të Jakov Xoxës”, rrëfeu Veliaj.

ajolaa

Më tej kryebashkiaku na ka zbuluar edhe rolin e tij si baba. “Ky Erioni që bën bashki është kot fare, ky Erion që ka Kajan më duket i paparë fare. Kur shkoj në shtëpi i marr erë edhe kur është në gjumë dhe Ajola që më thotë, shyqyr që erdhe mbaje pak, harron që kam qenë në punë. Kur isha në ministri gjeta një sfidë të jashtëzakonshme se nuk ishte paguar prej kohësh ndihma ekonomike, kishim krizë pensionesh, duhej reformë nuk ishin hapur zyrat e punës, mu duk punë shumë e vështirë.

Pastaj kur dola në bashki duke filluar nga mbledhja e plehrave, ke falimenti i ujësjellësit, shkollat, kopshtet që ishin copë-copë, mu duk punë shumë e vështirë. Po kur bëhesh baba të duket gjëja më e vështirë se çdo punë tjetër që ke prekur me dorë”, shprehej Veliaj.

ajola3

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.