Kronikë

“Nuk i publikova unë emrat e p*rdhunuesve të 26-vjeçares”/ Flet gazetarja që u kërcënua nga pronari i TV-së në Vlorë: Djali i tij nuk shkoi në dhomën e hotelit

14:54 - 25.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përdhunimi i një 26-vjeçareje nga një grup djemsh në qytetin e Vlorës është kthyer në temën e ditës. Por publikimi i emrave të përdhunuesve solli një furtunë mediatike.




Gazetarja Afrovita Hysaj, e cila është kërcënuar me jetë gjatë ditës së djeshme nga administratori i një TV-je lokal në Vlorë, pasi kishtë zbuluar emrat e 4 djemëve të përfshirë në këtë ngjarje shumë të rëndë.

Në një intervistë në Euroneës Albania, ajo zbuloi se nuk e ka nxjerrë ajo emrin e djalit të pronarit të TV lokal, por kanë qenë portale. Po ashtu ajo zbuloi se është kërcënuar përmes telefonatave dhe më tej duke publikuar një lajm denigrues për të në televizionin e tij.

“Unë kam raportuar se kanë qenë 4 persona, jo 3 siç u tha në komunikatën e parë të policisë, por nuk kam dhënë asnjë emër, portalet kanë nxjerrë emrin e djalit të administratorit të TV lokal. Personi i publikuar në disa portale si personi i katërt ka sjellë reagimin e babait të djalit, që më ka kërcënuar me mesazhe dhe më tej ky televizion ka publikuar një lajm denigrues ndaj meje kështu që situata nuk mund të tolerohej më ndaj bëra denoncim në organet kompetente”, tha Hysaj.

Po ashtu ajo zbuloi se personi katërt i përfshirë në këtë histori, nuk ka shkuar në dhomën e hotelit por ka qenë me atë në pjesën e barit.

“Edhe personi i katërt është i përfshirë. Në komunikatën e djeshme të policisë ajo konfirmon se është një person i katërt që nuk ka shkuar në dhomë, por ka qenë bashkë me vajzën kur kanë qenë në ambientet e barit”, tregoi gazetarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.