Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, nuk e harron Ballkanin. Ish-sulmuesi i kampionëve në fuqi të Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar suksese Ballakanit në ndeshjen e sotme ndaj Astanës në Konferencë Ligë.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe fillon në orën 18:45.
“Shumë fat dhe suksese, është koha me kalu edhe në një nivel tjetër, FC Ballkani”, ka shkruar Daku duke vendosur një ikonë zemre para emrit të Ballkanit.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)