BLUETOOTH

VIDEO/ “E kam të bukur si simite”- Transgjinorja në Big Brother VIP flet për ndryshimin e gjinisë: E kam heq…

08:36 - 29.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Big Brother VIP Kosova 2” i ka habitur të gjithë këtë sezon teksa ka thyer tabutë me një personazh të pazakontë. Bëhet fjalë për Edona James, transgjinoren e famshme në rrjetet sociale.




Gjatë ditës së djeshme ajo iu ka rrëfyer banorëve të Big Brother, se ka kryer operacion për ndryshimin e gjinisë në moshën 17-vjeçare dhe se për këtë gjë ajo ndjehet shumë krenare. Po ashtu ajo ka shtuar se e dashuron trupin e saj.

Gjithashtu më parë ajo ka treguar se në fëmijërinë e hershme, nuk ndjeheshe mirë me trupin e saj. Pas kryerjes së operacionit për ndryshimin e gjinisë, ajo ka pohuar se ka marrë hormone femërore dhe se ajo sot ndjehet femër.

 

@alb__1912 Kjo me shton jeten . . . . #alb__1912 #fyp #viral #albania #albania #dhezipahiri #bbv #bbvk #bigbrother #bigbrothervipkosova #edona #edonajames ♬ suono originale – your_bf

Po kush është Edona James?

Ajo emrin e fëmijërisë e ka pasur Kujtim Shehu.

Edona njihet si transgjinorja që ka thyer tabutë në trojet shqiptare, pasi ka qenë e martuar me partnerin që kishte një dashurie prej 3 vitesh.

Teksa e pyetur nga banorët e tjerë brenda Big brother VIP ajo ka zbuluar se dasma ishte madhështore dhe me shumë të ftuar në Gjermani. Gjithashtu ajo theksoi se nuk ishte martuar se kishte ndjenja për partnerin e saj, por e donte për paratë e tij.

“Nuk e kam dashur atë, ia kam dashur paratë, doja që me paratë e tij të bëja një jetë të mirë, nuk doja të bëja më punën si eskorte, nuk e bëja atë se doja por nuk kisha tjera mundësi”, tha Edona.

Po ashtu ajo ka zbuluar se i janë dashur 20 operacione plastike dhe mijëra euro për të pësuar transformimin që ajo kishte pritur.

Më tej Edona ka treguar se në moshën 13-vjeçare ka tentuar që të presë edhe organin gjenital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.