AKTUALITET

FOTO/ Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike në disa lagje të kryeqytetit

15:40 - 30.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe pastrimin e tyre.




Grupet e punës janë përqendruar në rrugët “Seit Bathorja”, “Budi”, “Dhimitër Kamarda”, “Shemsi Haka”, etj, për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatet. Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen e qytetareve ishin objekt i ndërhyrjes, që do të vijojë dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Në këtë aksion, policia bashkiake u mbështet edhe nga Punëtorët e Qytetit. Me mjetet e kësaj të fundit u larguan të gjitha materialet e përdorura për zaptimin e hapësirave publike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.