AKTUALITET

Shefja e KE-së, Von der Leyen reagon për agresionin e 24 shtatorit: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

14:54 - 30.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.




Ajo në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.

“Unë i shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë”, tha von der Leyen.

Von der Leyen tha se autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, tha von der Leyen në konferencën për media pas takimit më presidenten Osmani.

Më tej von der Leyen tha se:

Është shumë me rëndësi të kemi marrëdhëni dhe me ato më komplekset. Pika kryçe që kemi në BE, është raporti Kosovë-Serbi. Për këtë janë vlerat kryesore që ato të respektohen dhe të zbatohen. Në zgjedhjet e shteteve që kërkojnë ti përmbahen mundësive për biznes, pra është zgjedhja e një shteti që dëshiron apo të hyjë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Ka shumë aktorë që mund të fitohet kjo garë, të kemi normalizim. Kemi një historik dhe zgjerimin, është histori e paqes dhe normalizimit. Ky është parakusht për në BE.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.