BOTA

Vizitë zyrtare sot në Prishtinë/ Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

08:19 - 30.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet sot (30 tetor) në Kosovë, me Kreun e Shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.




Takimi me presidenten Vjosa Osmani do të nis në orën 13:15 dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë për media.

Ndërsa takimi me kryeministrin Albin Kurti do të zhillohet rreth orës 14:40.

Ursula von der Leyen nisi vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor të dielën dhe ndalesën e parë e kishte në Maqedoninë e Veriut.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të udhëtojë drejt Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.