AKTUALITET

Vjosa Osmani pas takimit me Ursula von der Leyen: Qytetarët e Kosovës nga 1 janari udhëtojnë pa viza

14:49 - 30.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga 1 Janari 2024.




Osmani para mediave ka thënë se në takim kanë biseduar për planin e BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Takimi ynë u fokusa në planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja. Krahas kësaj kisha mundësinë ta informojë Ursula von der Leyen për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe angazhimet tona”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha se plani për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla.

“Plani gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ky plan parasheh mbështetjen e BE-së përmes rritjes së asistencës financiare për reformat që duhet ndërmarrë. Në takim shpreha falënderimin që i dhanë epilog procesit të vizave, ku nga janari qytetarët do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, u shpreh presidentja.

Osmanit tha se e Kosova ka qëllim anëtarësimin në BE dhe NATO, derisa kërkoi mbështetjen e Ursula von der Leyen për procesin.

“Kërkova po ashtu të largohen masat ndëshkuese nga BE”, tha ndër tjera ajo.

Presidentja po ashtu njoftoi se në takim ka folur edhe për sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.