Kryesore

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

14:07 - 31.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetaria shqiptare është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare gazetari sportiv Bedri Alimehmeti.




Lajmin për ndarjen nga jeta të Alimehmetit, e dha vajza e tij gazetarja Alba Kepi, e cila po ashtu është gazetare.

Kush është Bedri Alimehmeti?

Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka qenë edhe shkriumtar teksa ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).

Të shumta kanë qenë botimet e tij për fushën sportive, duke ia lënë pas brezave si histori të sukseseve të sportistëve që veç penës së tij nuk kishin tjetër dritare promovimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.