Kryesore

Disa u futën nga dritarja, deputetët e opozitës ndërpresin komisionet parlamentare

11:55 - 06.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe atë të Shëndetësisë.




Mbledhja ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe më pas është ndëprerë. Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, e rreshtuar krah grupit të Gazment Bardhit.

Deputetja Gjergji e nisi fjalën duke u shprehur se Komisioni po zhvillohet në kushtet e një situate shumë të vështirë, pasi sipas saj, deputetët e opozitës prej më shumë se 1 muaji ndjehen të keqtrajtuar dhe të intimiduar.

“Ky komision është duke u mbajtur në kushtet e një situate shumë të vështirë në Parlament, me deputetët e opozitës, të cilët prej më shumë se 1 muaji ndjehen të keqtrajtuar dhe të intimiduar, të përjashtuar pa asnjë shkak. Shkaku është kërkesa jonë e drejtë për formimin e komisioneve parlamentare. 450 mln euro i vidhen taksapaguesve tanë duke mos marrë shërbime në shëndetësi. Është e drejta jonë si deputetë për të kërkuar një hetim të thelluar parlamentar”, theksoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.