Kryesore

VIDEO/ Leao dhe Zhiru ringjallin Milanin në Champions, triumfi me përmbysje ndaj PSG-së jep shpresa për kualifikimin

23:02 - 07.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Milani ka fituar sot me shifrat 2-1 ndaj PSG-së në duelin e Ligës së Kampioneve dhe ka ringjallur përsëri shanset për kualifikimin në fazën me eliminim direkt të turneut.

Kuqezinjtë nuk kishin alternativë tjetër përveç fitores për të mos dalë jashtë gare dhe e kërkuan me ngulm atë, duke reaguar shpejt pas avantazhit të miqve me Skrinjar. Leao shënoi me roveshatë duke i dhënë entuziazëm skuadrës së tij e cila kërkoi më pas me ngulm golin tjetër.

 Ai erdhi në pjesën e dytë me anë të Zhiru, i cili plotësoi përmbysjen e ekipit vendas. Më pas, Milani administroi mirë hapësirat, duke mos i lejuar sulmit të rrezikshëm të miqve që të vinte shpesh në vështirësi Menja, për të marrë tre pikë të arta që hapin plotësisht fatin e këtij grupi.

MILAN-PSG 2-1
12′ Leao, 50′ Zhiru / 9′ Skrinjar

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Milanit.

90’+5’ Barkola i futur në lojë në vend të Skrinjar, gjen Dembele në zonë, por ky i fundit nuk kontrollon topin edhe pse i vetëm.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

88’ Li krijon panik në zonën e Milanit dhe sapo gjen hapësirën gjuan, por godet shtyllën në të majtë të Menja. (VIDEO)

85’ Okafor i afrohet menjëherë golit me një gjuajtje nga e majta, Donaruma shpëton parisienët nga goli i radhës. (VIDEO)

85’ Kruniç dhe Okafor hyjnë në fushë në vend të Musah dhe Leao në radhët e Milanit.

80’ Leao merr topin dhe niset në kundërsulm të shpejtë, duke detyruar Skrinjar të ndërhyjë në mënyrë të gabuar, me mbrojtësin e PSG-së që ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

73’ Luhet në gjysmëfushën e Milanit, me lojtarët e PSG-së që kërkojnë pa sukses të gjejnë hapësira në zonë për të vënë në provë Menja.

69’ Mbape merr fundoren nga e majta dhe gjuan nga një pozicion i pamundur, Menja bën detyrën dhe devijon në këndore.

65’ Lukas Hernandez i lë vendin në fushë Mukiele në radhët e PSG-së.

63’ Teo Hernandez i afrohet golit të tretë me një goditje dënimi ballore, Donaruma fluturon dhe devijon sferën jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

60’ Fabian Ruiz, Gonçalo Ramos dhe Li hyjnë në fushë në radhët e PSG në vend të Vitinja, Ugarte dhe Kolo-Muani.

57’ Mungon reagimi i PSG-së në këto minuta pas golit, me Milanin e vendosur mirë mbrapa që nuk lë asnjë hapësirë për Mbape.

50′ GOOOL MILANI! Teo Hernandez nga e majta lëshon një harkim perfekt për Zhiru i cili me kokë mposht Donarumën. (VIDEO)

49’ Reijnders kombinon me Zhiru dhe hyn në zonën e kuqezinjve, gjuajtja e tij nuk gjen portën. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë, asnjë ndryshim në radhët e dy skuadrave

45’ Mbyllet 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Vitinja nga jashtë zonës lëshon një gjuajtje që kontrollohet pa vështirësi nga Menja.

44’ Hakimi nga e djathta provon përsëri diagonalen drejt shtyllës së dytë, topi përfundon jashtë.

42’ Dembele vë në provë Menja me një gjuajtje me të majtën, portieri nuk ka probleme të kontrollojë tentativën e tij.

40’ Pulisiç nga e djathta niset me shpejtësi dhe pas kontrollit para Lukas Hernandez gjuan drejt portës, pa shënjestrën për të çuar topin në katërkëndor.

37’ Rafael Leao provon përsëri portën nga pozicioni i zakonshëm në të majtën, këtë herë duke ccuar sferën drejt shtyllës së parë por pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

36’ Dembele mundohet të nisë një kundërsulm nga e djathta, Teo Hernandez e ndal në mënyrë mjeshtërore pa iu afruar zonës.

32’ Milani ka një mundësi të mirë të rrezikojë me goditje dënimi, Tomori tenton portën por ndalet nga Donaruma. (VIDEO)

27’ Kundërsulm i rrufeshëm i Milanit nga ana tjetër me Zhiru i cili nga e majta gjuan, por gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Donarumës. (VIDEO)

26’ Fati shpëton kuqezinjtë pasi Dembele lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës që ndalet nga traversa. (VIDEO)

24’ Mbape i shmanget përsëri pozicionit jashtë loje dhe shfaqet para Menja, por gjuan jashtë nga një pozicion i favorshëm. (VIDEO)

19’ Hakimi shfaqet në krahun e djathtë, diagonalja e tij nuk gjen rrjetën në shtyllën e dytë. (VIDEO)

16’ Top në thellësi për Mbape i cili nuk kontrollon pra Menja dhe sheh portierin teksa mbërthen sferën. (VIDEO)

12′ GOOOL MILAN! Zhiru nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë që grushtohet nga Donaruma, sfera kthehet te Leao i cili me roveshatë çon topin në rrjetë. (VIDEO)

11’ Kalabria nga e djathta pason për Musah i cili gjuan, duke çuar topin në duart e Donarumës. (VIDEO)

9’ GOOOL PSG! Pas një goditje nga këndi është Skinjar i cili me kokë mposht Menja. (VIDEO)

8’ Dembele jep një pasim të saktë për Mbape i cili gjuan përsëri ne qendër të portës kur pret Menja. (VIDEO)

6’ Shkëndija e parë e ndeshjes vjen me Leaon i cili nga e majta gjen hapësirën për të pasuar për Loftus-Çik, por ky i fundit gjuan dhe çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

3’ Leao përgjigjet nga ana tjetër me një gjuajtje nga distanca, topin ndalet në duart e Donarumës.

2’ Mbape provon nga e majta të hyjë në zonë, por sfera kalon vijën fundore.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdfsfsdfsdfsdfsffsddsfsdfds

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.