AKTUALITET

Shpresat/ Bushi shpall listën për Rumaninë dhe Malin e Zi, 10 lojtarë nga kampionati ynë

14:32 - 08.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, shpalli sot listën me 24 lojtarët e grumbulluar për kualifikueset e Euro 2025 ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi. Bie në sy fakti se në këtë listë janë 10 lojtarë nga kampionati shqiptar.




Ka edhe risi në listën e Kombëtares U-21. Për herë të parë janë grumbulluar portieri Renato Beqaj nga Bylisi dhe sulmuesi Ermir Rashica nga Skënderbeu.

Shqipëria U-21 ndeshet më 17 nëntor me Rumaninë dhe më 21 nëntor me Malin e Zi. Të dyja ndeshjet luhen në transfertë. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin E, bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Ata mbajnë aktualisht vendin e parë me 9 pikë, pas 3 fitoreve ndaj Rumanisë, Malit të Zi dhe Armenisë, ndërkohë që janë mundur nga Finlanda.

Ekipi Shpresa do të grumbullohet me 12 nëntor në Durrës dhe më 16 nëntor do të udhëtojë drejt Rumanisë. Trajneri Bushi do të dalë në një konferencë shtypi ditën e enjte, ku do të flasë për dy ndeshjet e radhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.