Kronikë

Pas arrestimit të edukatores që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren, Policia nis kontrollet në çerdhe, kopshte dhe shkollat private

17:54 - 09.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia njoftoi ditën e sotme (e enjte, 09 Nëntor), se ka vënë në pranga edukatoren Majlinda Dehima, për veprën penale “keqtrajtim i të miturit”.




Dehima ishte pjesë e rastit që u bë publik, ku përmes kamerave nga një kopësht privat u pa se keqtrajtonte një të mitur, si dhe dyshohet se lëndoi duke i thyer edhe këmbën.

Pas këtij rasti, Policia ka njoftuar se ka nisur kontrollet edhe në institucionet e tjera private.

“Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi i Policisë:

Në vazhdim të veprimeve të thelluara hetimore në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për masën e sigurisë “Arrest në burg”,  dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen Majlinda Dehima, 48 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Kjo shtetase dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në një kopësht privat, ku punonte si edukatore.

Ndërkohë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.

Policia e Shtetit fton prindërit, mediat e qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit e keqtrajtimit të fëmijëve në kopështe, çerdhe e shkolla, duke ju garantuar për reagim të shpejtë e profesional.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.