BLUETOOTH

I ra të fikët në event, bashkëthemeluesi i Apple përfundon në spital

16:16 - 09.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak është shtruar në një spital në Meksikë.




73-vjeçari ishte në Mexico City për të ndjekur Forumin Botëror të Biznesit (WBF), një konferencë biznesi.

Një burim tha për WBF tha se Wozniak i ra të fikët të mërkurën pasdite në event, sipas CNN.

Në vitin 1976, Wozniak themeloi kompaninë e re Apple Computer së bashku me ortakun e tij të biznesit Steve Jobs, investitorin e mirënjohur dhe CEO për një kohë të gjatë të Apple, i cili vdiq në 2011.

Pionieri i informatikës nënshkroi një letër në mars së bashku me Elon Musk duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e modeleve më të fuqishme të inteligjencës artificiale (AI).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.