AKTUALITET

Supergol nga Odise Roshi, anësori e ‘bën sefte’ në Turqi! I dërgon sinjale Sylvinhos (VIDEO)

16:17 - 12.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi anësor i Kombëtares, Odise Roshi ka shënuar golin e parë këtë sezon në Ligën e Parë në Turqi. Skuadra e tij Sakaryaspor fitoi 2-3 në transfertë kundër Boluspor, me fierakun që gjeti rrjetën. Duhej minuta e 28-të që “Raketa” të lëshonte një të djathtë të fortë nga hyrja e zonës, duke mposhtur portierin vendas dhe i dhënë qetësinë të tijve me golin e dytë të ndeshjes.




Pasimi i Akpinar u shfrytëzua mirë nga sulmuesi anësor, që pasi e udhëhoqi topin për disa metra nuk fali në goditjen finale. Në 11 takimet e këtij sezoni me të tijtë, Roshi gjen golin e parë sezonal.

Me Kombëtaren Odise Roshi ka luajtur në 70 takime dhe ka shënuar pesë gola, ndërsa 32-vjeçari nuk është pjesë e grumbullimit të fundit, duke i dërguar sinjale Sylvinhos.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.